A e dini se cipa e virgjërisë nuk ekziston në të vërtetë? As se nuk është e mundur të shihet nëse një vajzë është e virgjër apo jo.
Ndonjëherë njerëzit i referohen cipës së virgjërisë si emrin e një membrane të hollë që thuhet se mbulon hapjen e jashtme të vaginës dhe që çahet herën e parë kur kryeni marrëdhënie seksuale. Por në fakt nuk ekziston ndonjë membranë e tillë. Ajo që ekziston aktualisht është një pjesë e hollë e indit mukozal rreth hapjes së vaginës dhe është kjo që është quajtur cipë e virgjërisë. Pamja e saj mund të ndryshojë së tepërmi dhe nuk i shërben ndonjë qëllimi të veçantë.
Cipa e virgjërisë si provë se virgjëria është një mit
Prej kohësh pohohet se gratë kanë një membranë vaginale që çahet përmes penetrimit dhe se për sa kohë që kjo mbetet e paprekur kjo përbën provë se vajza është e virgjër (nuk ka bërë seks). Por nuk ka një membranë të tillë, dhe ky është një mit. Në vend të kësaj ka një palë lëkure të përbërë nga ind mukozal, një deri në dy centimetra brenda hapjes së jashtme të vaginës.
Cipa e virgjërisë nuk mund të çahet, as nga penisi as nga ndonjë send tjetër i futur në vaginë. Shumë njerëz gjithashtu mendojnë se gjakrrjedhja vaginale është e zakonshme herën e parë që bëni seks. E vërteta është se rreth 70 për qind e vajzave nuk gjakosen kur kryejnë marrëdhënie për herë të parë. As nuk është e mundur të shihet nga vagina e një vajze nëse ajo është e virgjër. Ashtu siç nuk mund të shihni nga penisi i një burri nëse ai ka kryer marrëdhënie seksuale, këtë nuk mund ta shihni as nga vagina e një gruaje.